fbpx
Mbjellja e flokëve mund të kryhet në dy metoda. Mbjellja e flokëve me metodën FUE (Nxjerrjen e Njësive Folikulare) dhe mbjellja e flokëve me metodën FUT (Transplantimi i Njësisë Folikulare). Mbjellja e flokëve është transplanti i rrënjëve të forta e të shëndetshme të flokëve të vetë pacientit në zonën që ka rënie floku. Mbjellja e flokëve bën të mundur rifitimin e tyre si më parë në mënyrë të përhershme.
Në mbjelljen e flokëve dëndësia dhe cilësia e zonës dhuruese (prej nga do të merren folikulat) kanë ndikim të madh në rezultat. Shpërndarja e folikulave të marra në mënyrë sa më natyrale në zonën problematike, është e lidhur drejtpërdrejt me sasinë e folikulave që mund të merren nga zona dhuruese. Zona e prapme e kokës sipër qafës dhe mbi veshë quhet zona dhuruese. Shkaku pse flokët në zonën dhuruese janë më të shëndetshëm është qarkullimi i ulët i gjakut në këtë zonë dhe ndikimi më i ulët i graftve nga hormoni i testosteronit i cili në përgjithësi është hormoni përgjgjës për rënien e flokëve tek meshkujt.
Flokët që janë mbjell, bien përsëri përafërsisht një muaj pas transplantimit. Rreth 3 muaj pas transplantit, flokët fillojnë proçesin e zgjatjes. Periudha e përshtatjes së graftve me zonën e re dhe arritja e një rezultati përfundimtar të kënaqshëm është rreth 8-12 muaj pas mbjelljes së flokëve. Gjatë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë periudhës së parë pas mbjelljes së flokëve, duhen ndjekur me përpikmëri këshillat e ekipit mjekësor, larjet e flokëve duhet të kryhen me përpikmëri dhe në mënyrën e duhur. Gjithashtu, duhet patur shumë kujdes që zona e mbjellë të mos marrë goditje.

+90 (539) 593 63 81